Politike
“Dosje korrupsioni për Shkëlzen Berishë’/ Gazetari bën paralajmërimin e fortë
Gazetari Adriatik Doçi paralajmëron se këto ditë do të publikohet një dosje e re korrupsioni për familjen Berisha.
Këtë radhë, dosja, sipas tij, ka të bëjë me Shkëlzen Berishën.
“Këto ditë do të publikohet një dosje e re korrupsioni për familjen Berisha, me fakte dhe prova përcëlluese për Altin Dumanin dhe SPAK.
Non gratës së madh dhe dhëndrit zëhollë, do t’u bashkohet në ballkon edhe latifondisti i tokave të Durrës Shkëlzen (Stellar) Berisha.
Harroji pushimet këtë gusht”, shkruan ai.