Kosova
Drafti po bëhet në Prishtinë/ Osmani deklarohet dhe akuzon
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas fjalimit në Parlamentin Evropian, ka folur për zhvillimet politike aktuale në Kosovës, ku ndër të tjera ka konfirmuar se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draf-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se ky draft do të jetë bazë e diskutimeve në Bruksel përsa i takon themelimit të Asociacionit. Sipas Osmanit, drafti do të bazohet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe në qëndrimin e SHBA-ve.
Osmani po ashtu, u shpreh optimiste se situata e fundit politike në vend do të tejkalohet dhe se Kosova është në rrugë të duhur për t’i tejkaluar sfidat.
“Janë disa detaje që duhet të diskutohen por kam besimin e plotë se kjo sfidë do të tejkalohet sepse rruga përpara duhet të jetë rrugë e përbashkët. Në të njëjtën kohë duhet ta kuptojmë që Kosova është e ndërtuar mbi vlerat që i ka edhe vetë BE-ja, e që ndër të tjera është sundimi i ligjit.” – ka theksuar presidentja e Kosoves