Connect with us

Politike

DRAFTI / Zbulohet propozimi i Ramës për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

Eshtë zbardhur propozimi e kryeministrit Edi Rama për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. I titulluar “Projekt – Statuti për Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe”, Kryeministri Rama draftin ua ka dërguar edhe Presidentit francez Emmanuel Macron dhe Kancelarit gjerman, Olaf Scholz më 7 qershor. Ai përmban kornizat, kontekstin ligjor dhe politik, projekt-statutet e ndryshme, vijat e kuqe të palëve dhe parimet e hartimit.

Tre janë objektivat kryesorë të propozimit të Ramës janë:

  • Implementimi i Marrëveshjes Bazë të vitit 2013, ratifikuar nga Kosova dhe i Marrëveshjes së 2015-ës.
  • Krimi i një kornize për vetëmenaxhimin me autonomi thelbësore për komunitetin serb të Kosovës.
  • Mbrojtje e dyfishtë

Rama thekson se statuti i dërgohet për vlerësim Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ndërsa asociacioni nuk duhet të zëvendësojë, t’í mbivendoset ose të reduktojë të drejtat e asnjë prej komuniteteve me banim në këto komuna. Lidhur me funksionimin e kësaj bashkësie komunash, Kryeministri Rama parashikon një strukturë organizative duke përfshirë Asamblenë, Presidentin dhe zv/presidentin, Bordin, grupin këshillues, administratën dhe zyrën e ankesave.

Draft statuti parashikon edhe mënyrën e financimit të asociacionit, me kontribute nga anëtarët, autoritetet e Kosovës, grante të tjera dhe donacione përfshirë edhe nga Serbia.

Buxheti dhe shpenzimet të jenë subjekt i një mbikqyrjeje të një periudhe 5-vjeçare nga Bashkimi Europian dhe që mund të rinovohet, ndërsa  Auditi i Përgjithshë i Kosovës do të bëjë kontrolle të jashtme ndaj Asociacionit në përputhje me ligjin.

Në përfundim të draftit thuhet se ai ka marrë edhe mbështetjen e partnerëve kryesorë ndërkombëtarë.

“Draft-Statuti mbështetet nga Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara dhe nuk shkel asnjë vijë të kuqe të Kosovës, si edhe ve në dukje prioritetet kryesore të Serbisë”.

Kur u propozua nga Kryeministri Rama, në Shqipëri e Kosovë shpërthyen akuzat kundër tij, ndoshta edhe për faktin se drafti nuk ishte publik.

Por ai u përshëndet nga emisarët e BE dhe SHBA, Lajçak e Escobar, ndërsa Brukseli e vlerësoi si serioz.

Pranimi i propozimit të kryeministrit Rama bëhet kështu për herë të parë një bazë e ndërtimit të një dokumenti të Bashkimit Europian për një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë.

Advertisement