Connect with us

Aktualitet

“Drama e Berishës po luhet pa spektatorë”

Në një intervistë analisti Skënder Minxhozi, u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha është një ndër politikat që në këto 30 vite ka tentuar t’i ikë drejtësisë dhe çdo përgjegjësie që lidhet me postin. Gjatë kësaj intervistë ai gjithashtu u shpreh se ish-kryeministri nuk njeh kode penale apo ligje dhe se synon që të mbyllë gjithçka me vetëgjyqësi. “Jemi përballë rastit të rrallës, kur Sali Berisha i ikën drejtësisë. Ai këto 30 vite i ka ikur më tepër se kushdo tjetër përgjegjësive që lidhen me postin. Është një person publik më i famshmi i tranzicionit. Edhe tani po jep shembullin e politikanit që nuk njeh as reformë drejtësie, as rregulla loje, as kod penal dhe as gjykatë.  Ai kërkon të mbyllë akuza konkrete me vetëgjyqësi popullore, duke thirrur partinë në rresht, tani po e shohim se si kjo dramë e tij e fundit ligjore po luhet pa spektatorë.  Ndodhemi përballë një rasti kur një zyrtar i lartë, në vend të japë shembull se si një qytetar duhet të shkojë përpara drejtësisë të pastrojë vetën, por ai kërkon të vetë-pastrohet me vetëgjyqësi.  Por rregullat e lojës në një shoqëri si kjo e jona nuk merret duke qëndruar në apartament, por vetëm në gjykatë”, ka thënë ndër të tjera Minxhozi.

Advertisement