Kronike
Drejt Fierit me 21 kg eksploziv, Albi Mecini mbyll gojën para hetuesve për objektivin e atentatit
Nën masa të rrepta sigurie Albi Mecini është shoqëruar në gjykatën e Fierit. Albi Mecini ka refuzuar të flas para hetuesve në seancën e marrjes në pyetje pas arrestimit ku u kap me 21 kg lëndë plasëse artizanale të lidhura me celularë. Ai nuk ka dhënë asnjë detaj se kush do të ishte personi që do të ekzekutonin dhe as detaje për porositësinë. Në gjykatë për masën e sigurisë do të pyetet sërish nga trupa gjykuese në lidhje me gjetjen e sasisë së madhe të lëndës plasëse artizanale. Pas rivlerësimit të masës në Fier, do ketë një tjetër seancë rivlerësimi për rastin e zhdukjes së dy miqve Thodhori dhe Krasniqi, kësaj here në gjykatën e Sarandës. Për zhdukjen e të dyve akoma nuk është marrë në pyetje.