Connect with us

Politike

Berisha zbulon ‘dhuratën’ që i bëri Metës

Firmosja e marrëveshjes për ’14 Majin’, Berisha: I kam garantuar Metës se mbështesim referendumin! Mjet për të kthyer demokracinë në Shqipëri

1666866748_Screenshot2.jpgPasi nënshkruan marrëveshjen për zgjedhjet e 14 majit, Sali Berisha është shprehur se mbështet fuqimisht nismën e referendumit të propozuar nga Ilir Meta duke thënë se do të kthejë demokracinë në vend.“Të marrë fund kryetaro-kracia dhe qytetarët e Tiranës të zgjedhën të parët me praktikat më demokratike që ekzistojnë sot. Metës i kam garantuar se PD do të mbështesë nismën referendare. Referendumi dhe demokracia direkte është dhe mbetet mjeti më kryesor për të shëruar e për të kthyer demokracinë në Shqipëri se është në agoni të plotë. Shpreh kënaqësi për arritjet e kësaj marrëveshje pasi do të shënojë fillimin e fundit të regjimit të Edi Ramës”, tha Berisha.

Marrëveshja me Metën për ‘vendoret’, Berisha: Sigurojmë fitoren e sigurt në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë, Erion Veliajn e çojmë te plehrat e Sharrës

1666866748_Screenshot2.jpgPas nënshkrimit të marrëveshjes me kreun e Partisë së Lirisë për zgjedhjet vendore, Sali Berisha tha se ky bashkëpunim do i çojnë në fitoren e sigurt jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë.“Ky moment shënon marrëveshjen për fitoren e sigurtë të opozitës në Tiranë dhe Shqipëri. Ky moment çel rrugën, për t’u dhënë qytetarëve të Tiranës, qytetarin e parë, që ata meritojnë, që pasqyron vlerat, shpirtin, virtytet dhe moralin e tyre, dhe një lloj për ët gjitha qytetet e Shqipërisë.

Për t’i dhënë Tiranës dhe qyteteve të vendit, parlamentet e vërteta të qytetarëve, përfaqësuesit dinjitozë të qytetarëve, për t’i dhënë Tiranës, një parlament të fuqishëm, të kryesuar nga qytetarë dhe politikanë të sprovuar në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Tiranës.

Por, me fjalë të tjera, për të arkivuar në mënyrë figurative, në plehrat e Sharrës, figurën më obskure që ka drejtuar Bashkinë e Tiranës që nga shpallja kryeqytet, deri më sot, Erion Velinë, i cili në çdo shtet ligjor, me çdo ligj, i takon të jetë në qeli dhe jo në garë elektorale.

Me vjedhjet e tij monstruoze, me mashtrimet që u ka bërë qytetarëve të Tiranës dhe shndërrimin e Tiranës në një nga 10 qytetet më të pista të botë, të klasifikuar së fundmi nëpërmjet ndërtimeve me katet pa leje, me dendësinë e popullatës, me shndërrimin e kryeqytetit në qytetin me pozicionin e 250-të në shërbimin shëndetësor, Erion Velia ka qindra motive të shkojë aty ku e ka vendin.

Jam i bindur se qytetarët e Tiranës do flasin për të gjitha këto dhe do godasin direkt edhe protezhenë e Erion Veliajt, Edi Ramën”, tha Berisha.

Meta: Fitojmë në Tiranë dhe në shumicën dërrmuese të bashkive! Falënderoj doktorin për mbështetjen ndaj referendumeve

1666867049_Screenshot5.jpg

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehu bindjes se opozita do të jetë fituese në Tiranë dhe në shumicën dërrmuese të bashkive në vend. Ai falënderoi Berishën për mbështetjen që i referendumeve.

“E konsideroj me bindje të plotë historike. Marrëveshja më parimore që i shërben demokracisë dhe rivendosjes së pluralizmit politik dhe llogaridhënies. I vendos të dyja partitë në drejtim të garantimit të demokracisë direkte për qytetarët shqiptarë. Referendumet, primaret, transparenca do të bëjnë të mundur që të kemi një herë e përgjithmonë një Sovran që i ka trë gjitha mjetet për të dënuar të gjithë ata që abuzojnë.

Angazhimi ynë madhor si parti për sa i takon ushtrimit të së drejtës kushtetuese të referendumeve ka marrë sot një mbështetje shumë të madhe. Për këtë falënderoj edhe një herë Doktor Berishën dhe Partinë Demokratike.

Do të marrin fund një herë e përgjithmonë ‘bunker bashkitë’, simbol i nëpërkëmbjes së qytetarit dhe shtypjes së tij. Edhe një herë tjetër dua të shpreh bindjes se kjo është një marrëveshje që do të garantojë dhënien e fuqisë së munguar deri tani qytetarëve. Shpreh bindjen  më të plotë në fitoren e padiskutueshme të opozitës, në Tiranë dhe në shumicën dërrmuese të bashkive në vend. Vite pushtet absolut kanë qenë kaq shumë që qytetarët e Shqipërisë të kuptojnë se s’kanë ç‘presin më nga Edi Rama”, tha Meta.

Advertisement