Connect with us

Politike

“Drejtësia e re, narkodrejtësi!”, Berisha: SHBA të hetojë milionat e…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka quajtur ‘drejtësinë e re’ një narkodrejtësi, si dhe i ka bërë thirrje Departamentit të Drejtësisë në ShBA të hetojnë milionat e dollarëve të shpenzuara nga korruptokratët amerikanë për sistemin monstër të drejtësisë në Shqipëri.

Berisha i bëri thirrje Departamentit të Drejtësisë të mos mbështesë një organizatë kriminale që quhet Skapi i partisë dhe po ashtu i bëri thirrje Komisionit Europian të kërkojë me urgjencë Komisionin e Venecias dhe të mos mbështesë një instrument të diktaturës.

“Drejtësia e re në Shqipëri është narkodrejtësi. Është më keq se në Vietnam, është më keq se në Bjellorusi, është më keq se në Venezuelë, është më keq se në çdo diktaturë.

Atëherë, unë u bëj thirrje, i bëj thirrje Departamentit të Drejtësisë të SHBA të nisë hetim për dhjetëra milionë dollarë të shpenzuara nga korruptokratët amerikanë.

Për të krijuar në Shqipëri sistemin monstër të drejtësisë.

I bëj thirrje Departamentit të Drejtësisë, të mos mbështesë një organizatë kriminale që quhet Skapi i partisë.

I bëj thirrje Komisionit Europian të kërkojë me urgjencë Komisionin e Venecias, të mos mbështesë një instrument të diktaturës. Të diktaturës së bandave.

Të mos mbështesë një sistem drejtësie që nuk ekziston kund në botë, më i keq se në Vietnam, më i keq se në Bjellorusi, më i keq së në çdo vend.

I bëj thirrje, mos dëgjoni korruptokratët europianë, por dëgjoni specialistë, dëgjoni Komisionin e Venecias, dërgoni komisione dhe jo ata që mbi baza korruptive shkatërruan në Shqipëri sistemin e drejtësisë dhe vendosën një drejtësi kryekëput degë të PS.

Vendosën institucione, fytyra e vërtetë e të cilave është Irena Gjoka, është Altin Dumani, Arben Kraja, Millonai.

Janë një bandë kriminelësh, një organizatë kriminale që tregtojnë ligje me vrasës, me trafikantë.”- tha Berisha.

Advertisement