Connect with us

Aktualitet

Drejtonte autobusin e linjës së Laprakës i dehur, arrestohet 57-vjeçari

Policia Rrugore në Tiranë ka bërë bilancin e javës. Në pranga kanë rënë 16 shtetas, 12 prej të cilëve drejtonin automjetin në gjendje të dehur, 2 të tjerë drejtonin mjetin pa patentë dhe 2 të tjerë për shkelje të ndryshme.

Një prej të arrestuarve është edhe shtetasi G.T, 57-vjeç, pasi u kap duke drejtuar autobusin e linjës së Laprakës në gjendje të dehur.

Po ashtu bëhet me dije se janë pezulluar 79 leje drejtimi.

Njoftimi:

Tiranë/Policia Rrugore, kontrolle të përditshme ndaj drejtuesve të automjeteve të transportit publik

✅Drejtonte në gjendje të dehur, autobusin e linjës së Laprakës, arrestohet në flagrancë 57-vjeçari.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi G. T., 57 vjeç, banues në Tiranë, sepse pas testimit me aparatin alkool-testues, rezultoi se drejtonte autobusin e linjës së Laprakës, në gjendje të dehur.

✅Gjithashtu, gjatë 1 jave, nga monitorimi me mjetet inteligjente, në akse të ndryshme të kryeqytetit:

-janë arrestuar në flagrancë 16 shtetas, 12 prej të cilëve pasi drejtonin mjetin përkatës, në gjendje të dehur; 2 të tjerë pasi drejtonin mjetin, pa leje drejtimi dhe 2 drejtues, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor;

-janë pezulluar 79 leje drejtimi, 38 prej të cilave për tejkalim të normave të shpejtësisë; 31 për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit dhe 10 leje drejtimi, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Monitorimi i akseve rrugore, me mjetet e logjistikës bashkëkohore, vijon.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e mjeteve dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Advertisement