Connect with us

Kronike

Drejtonte automjetin në efektin e drogës, arrestohet i riu

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga drejtuesin M.M të një automjeti, nga ku është testuar dhe kapur në efektin e lëndëve droguese. Drejtuesi i kapur në flagrancë është arrestuar për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga Kodi Penal neni 291. Polica vijon hetimet për veprime të metejshme.

NJOFTIMI I POLICISË

Gjatë kryerjes së veprimeve policore dhe administrative, drejtuesi i automjetit me iniciale M. M., 28 vjeç, ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të Policisë, dhe nga verifikimi me drogëtestues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese THC.

Sa më sipër, u bë menjëherë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.”

Advertisement