Kronike
Drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, raportohet për…
Një aksident ka ndodhur në aksin “Korçë-Pogradec” nga ku mësohet se një 48-vjeçar duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja që ndodhej me të. Ata janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:15, në aksin “Korçë-Pogradec”, shtetasi A. Gj., 48 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMË”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi A. Gj. dhe pasagjerja në automjet, shtetasja J. Gj., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Pogradecit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.