Bota
Drejtuesi i autobusit humb kontrollin dhe bie nga shkëmbi, 4 të vdekur dhe 20 të plagosur

Të paktën 4 persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën pasi një autobus ra nga një shkëmb në Nepalin perëndimor
Autobusi, i cili po shkonte për në qytetin e Butwal, po transportonte besimtarët që ktheheshin nga një pelegrinazh në tempullin Argakakanchi. Në rrethana aktualisht të paqarta, drejtuesi i mjetit raportohet se ka humbur kontrollin e mjetit në një rrugë provinciale malore, duke bërë që autobusi të bjerë nga një shkëmb.
Vishnu Prasad Paudel, një zëdhënës i departamentit të policisë lokale, tha për agjencinë e lajmeve Xinhua se shkaqet e aksidentit po hetoheshin, megjithëse mosfunksionimi i frenave u konsiderua nga autoritetet si skenari më i mundshëm.

