Kosova
DRIDHET Serbia, dy ngjarjet që shkaktojnë tërmetin apokaliptik
Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Muhamet Kelmendi ka komentuar situatën që ka të bëjë me qeverinë e re të Serbisë dhe tha se me emrat e përzgjedhur, Serbia ka dalë lakuriq dhe ka treguar se nuk e do paqen në këtë pjesë të Evropës, madje sipas tij, po punon për bashkimin e tërë sllavëve në Ballkanin Perëndimor në një shtet serb.
Më tej, Kelmedi u shpreh se qëllimet e serbëve dolën sheshit edhe para zyrtarëve të BE-së, si Cameron i cili përmedi rrezikun për luftë, e po ashtu edhe Viola von Cramon e cila tha se BE-ja duhet të përzë Serbinë nga agjenda për intergrim.
“Krimineli i luftës Aleksandër Vuçiç i ka shpallur shumë shteteve të BE-së luftë politike” – deklaroi Kelmendi duke kujtuar se edhe vet Beogradi zyrtar e paralajmëroi se muaji maj do të jetë i veçantë, majde jetik për Serbinë.
Sipas profesorit, dy ngjarjet e mëdha që do të ndodhin gjatë këtij muaji, dhe që do ta trondisin Serbinë, janë pranimi i Kosovës në KiE dhe votimi në Asamblenë e Përgjithshme për gjenocidin serb në Srebrenicë.
Serbia shpalli botërisht luftën për armatim, si synim parësor të shtetit. Nga kryeministri i posaemëruar, Millosh Vucevic, u theksua se me armatim “sigurojmë shtetin serb”, por ai nuk përmendi nga kush kërcënohet?
“Serbia i ka forcuar bazat ushtarake serbe anës së kufirit me Kosovën. Po përgatiten edhe grupe të veçanta të armatosura për të vepruar. Priten aktivitete terroriste brenda në Kosovë si edhe në Malin e Zi e Bosnjë e Hercegovinë. As sllavët maqedon nuk kanë mbetur jashtë kësaj loje politiko-ushtarake serbe. Në “boten serbe” hyjnë Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Vend ka edhe për Shqipërinë” – përfundo analizën e tij Muhamet Kelmendi.