REAGIM
‘Dritan Abazoviç, antishqiptari i madh me emër shqiptar’
Mehmet Zenka, Kryetar i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, i cili bën pjesë në grupimin “Koalicioni Shqiptar”, dhe njëkohësisht ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoritetet në kabinetin aktual të Malit të Zi u shpreh se Dritan Abazoviç është antishqiptari më i madh me emër shqiptar.
Në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania, Zenka deklaroi se për 7 muaj, Abazoviç ka aplikuar politika serbe në Mal të Zi aq sa nuk kanë mundur vetë serbët të vënë në zbatim për 70 vjet.
“Përgjigjja jonë si shqiptarë për zotin Abazoviç dhe për gjithë të tjerët, shqiptar kemi pasur dhe Rrahman Morinën, edhe Sinan Hasanin, edhe njerëz të tjerë që kanë punuar kundër popullit shqiptar.
Ne kemi shqiptar edhe Isa Boletinin, Ismail Qemalin e Naim Frashërin e të tjerë. Çështja është çfarë shqiptarësh ne dëshirojmë të jemi në Mal të Zi,” – tha ai.
Zenka shtoi se Abazoviç ka zgjedhur të jetë pjesë e politikës antishqiptare me një emër shqiptar.