Connect with us

Kronike

Dr’ogë dhe armë në lokal, arrestohet punonjësi dhe shpallet në kërkim pronari

Dy raste të armëmbajtjes pa leje dhe të përshtatjes së lokalit për përdorim e shitje të drogës janë goditur nga policia në Tiranë.

Si rezultat, policia ka shpallur në kërkim pronarin e lokalit që kishte përshtatur lokalin për shitje e përdorim droge dhe në lokal mbante armë zjarri pa leje dhe ka arrestuar punonjësin, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari të kundraligjshme.

Nga kontrolli i lokalit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 3 krehër pistolete, 4 armë të ftohta dhe prova të tjera materiale.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative dhe në vijim të kontrolleve të ushtruara në ambiente të ndryshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve, në kuadër të operacionit policor “Mix” arrestuan shtetasin L. T., 18 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin G. C., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga kontrolli i lokalit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 3 krehër pistolete, 4 armë të ftohta dhe prova të tjera materiale.

Vijon puna për kapjen e pronarit të lokalit dhe dokumentimin e plotë ligjor i kësaj veprimtarie kriminale“, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement