Connect with us

Kronike

Drogë e fshehur në çorape, shqiptarin e ‘tradhton’ nervozizmi

Një 29-vjeçar shqiptar i akuzuar për posedim dhe trafik droge është arrestuar nga Policia e Padovës. Arrestimi u bë pasditen e së enjtes kur Policia ndaloi automjetin Volkswagen Polo me të cilin po udhëtonte shqiptari, ende i paidentifikuar dhe menjëherë kuptoi se diçka nuk shkonte.

Sipas mediave të huaja, edhe pse me sa duket brenda makinës ishte një familje (babai, nëna dhe një vajzë 10 muajshe), nervozizmi i shoferit i bëri menjëherë të dyshojnë oficerët, të cilët zbuluan 3 copë heroinë të mbështjella me çorape (rreth 1.5 kg) dhe disa tufa parash mbi 33,000 euro.

Nga hetimet u zbulua se i riu shqiptar, sipas akuzave, trafikant droge, i cili së bashku me gruan e tij 28-vjeçare, gjithashtu shqiptare, drejtonin një laborator droge në Parma. Të dy ishin “ura lidhëse” për të shitur nëntë kilogramë heroinë në sheshet e verilindjes.

Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Rovigos, ndërsa ndaj gruas nisën hetimet, ndërkohë me çështjen e merret Prokuroria.

Advertisement