Connect with us

Kronike

Drogë në aeroportin e Turqisë, arrestohen 2 shqiptarë

TURQI– Në aeroportet e Stambollit dhe Sabiha Gökçen janë sekuestruan 97 kilogramë e 359 gramë drogë. Ky aksion, është kryer dy ditë më parë nga autoritetet turke mirëpo detajet janë zbuluar sot.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Tregtisë, një aeroplan mallrash që mbërriti në Turqi tranzit u konsiderua i rrezikshëm. Ngarkesa, dërguesi dhe marrësi iu nënshtruan kontrollit të detajuar. Në kërkimin fizik të ekipeve u përfshinë edhe qen të policisë, të cilët zbuluan dy kontejnerë të mëdhenj.

Brenda dërgesës kishte pilula të mbështjella me copa lecke në rrotulla afërsisht 200 kilogramë, duke lënë përshtypjen e tekstilit për sa i përket pamjes dhe erës. Në të, u konstatua se ishin 33 kilogramë e 800 gramë pilula ishin amfetamina.

Avioni i ardhur nga Shqipëria dhe pasagjerët e tij iu nënshtruan ekzaminimit të detajuar në aeroportin Sabiha Gökçen të Stambollit. Dy pasagjerë, të cilët u konsideruan të dyshimtë në analizën e rrezikut, u ndaluan dhe u kontrolluan.

Valixhet që i përkisnin pasagjerëve të dyshuar u skanuan me rreze x. Policia sekuestroi 31 kilogramë e 461 gramë kanabis të fshehur në valixhe. Në valixhet e dy pasagjerëve u gjetën 32 kilogramë e 98 gramë kanabis.

Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar katër persona./Burimi: Dha.co.tr

Advertisement