Connect with us

Kronike

Drogë në ‘Mercedes C 200’, arrestohet shqiptari në Gjermani

Një 37-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë gjermane, pasi është kapur me 2.3 kilogramë kokainë.

Mediet vendase bëjnë me dije se shqiptari u kap me drogë në mjetin e tij tip “Mercedes C 200” më datë 31 tetor në Hamburg.

Aktualisht shqiptari ndodhet pas hekurave dhe pritet që të dërgohet në gjykatë në ditët në vijim. Autoritete gjermane bëjnë me dije se vlera e kokainës e gjetur në makinë e shqiptrait ka një vlerë prej 167 mijë eurosh.

Advertisement