Bota
Drogë të fshehur poshtë jastëkëve, arrestohen dy shqiptarët në Itali
Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Mediat italiane raportojnë se gjatë kontrollit në terren për parandalimin e trafikut të paligjshëm të drogës në zonën e Imprunetas, janë gjetur dhe sekuestruar 1.6 kg kokainë, një pistoletë e kalibrit 8 si dhe 25 mijë euro cash.
Në artikull theksohet se shqiptarët kishin fshehur kokainë, me një peshë totale rreth 1.6 kg, brenda jastëkëve të divanit, si dhe 25 mijë euro cash të mbështjellë në çarçafët
Sipas policisë italiane thuhet se gjatë ndjekjes të arrestuarit kishin marrë një drejtim të çuditshëm duke u bërë dhe më dyshues për uniformat blu.
Droga është zbuluar nga qeni i atidrogës duke konfirmuar të gjithë dyshimet e mëparshme.