Bota
Drogoi dhe më pas qëlloi për vdekje dy vajzat e saj, ja me sa vite burg dënohet nëna monstër
Një grua nga Virxhinia, SHBA drogoi dy vajzat e saj para se t’i qëllonte për vdekje. Veronica Youngblood, 38 vjeç, u dënua me 78 vjet burg.
Youngblood u arrestua në gusht 2018 pasi qëlloi vajzat Sharon Castro, 15 vjeç, dhe Brooklynn Youngblood, 5 vjeç, në apartamentin e tyre në McLean, Virxhinia. Sharon, vajza e madhe, arriti të telefonojë policinë dhe të tregonte se nëna e saj e kishte qëlluar.
Youngblood u tha detektivëve se kishte në plan të vriste fëmijët dhe të vriste veten pas një beteje të zgjatur për kujdestarinë.
Ron Youngblood, ish-bashkëshorti i saj, i tha Associated Press pas seancës se ai donte të transferohej në Misuri me të dy fëmijët, por pa dëshirë pranoi të merrte vetëm më të voglin pasi ish-gruaja e tij kundërshtoi.
Youngblood, përpara se të shpallej dënimi i saj, foli për më shumë se 30 minuta, duke pretenduar se ajo u rrit në varfëri në Argjentinë, ishte abuzuar fizikisht dhe seksualisht si fëmijë dhe punoi si prostitutë për të mbështetur vajzën e saj më të madhe.
“Isha nënë e mirë, por diçka ndodhi, nuk di si ta shpjegoj,”tha ajo.
Avokati i Youngblood, Dawn Butorac, tha se do të apelojë vendimin.