Connect with us

Aktualitet

Dronët mund të zëvendësojnë njësitë amerikane në Ballkanin Perëndimor, sugjeron eksperti

Ndërsa Washington-i po rishikon praninë e tij ushtarake globale, një ekspert amerikan propozon një model të ri të dislokimit të forcave amerikane në Evropë, ku dronët do të zëvendësonin njësitë tradicionale të ushtrisë – përfshirë edhe në Ballkanin Perëndimor.
Benjamin Jensen, drejtor i Futures Lab pranë Center for Strategic and International Studies (CSIS) në Washington, thotë se formacionet e përziera me dronë mund të ofrojnë fleksibilitet më të madh, kosto më të ulët dhe bashkëpunim më të ngushtë me forcat partnere të NATO-s.
“Njësitë e vendosura përpara në garnizone të mëdha, të përqendruara në këmbësori dhe trupa të blinduara, duhet t’i hapin rrugë formacioneve me dronë që mund të dislokohen më shpejt dhe të rrisin fuqinë luftarake të partnerëve”, shkroi Jensen në një analizë të kohëve të fundit.
Në një përgjigje për Albanian Post, ai pranon se Ballkani Perëndimor mund të shërbejë si terren prove për këtë koncept të ri.
“Imagjinoni ekipe të vogla lëshimi dhe rikuperimi që qarkullojnë nëpër Ballkan, duke ofruar mbështetje shtesë për forcat e NATO-s dhe BE-së. Çelësi do të ishte logjistika – përfshirë vlerësimin e terreneve dhe krijimin e bazave të gatshme për operacione të menjëhershme”, theksoi Jensen.

Advertisement