Connect with us

Kronike

‘Dru’ nga droga dhe me 190 km/orë, arrestohet i riu

TIRANË- Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi lëvizte me mjetin e tij me shpejtësi deri në 190 km/orë. I riu i jepte makinës së tij nën efektin e lëndëve narkotike. Si rezultat i përdorimit të mjeteve inteligjente dhe monitorimit të akseve rrugore 24/7, Policia Rrugore e Tiranës evidentoi dhe goditi rastin e 64-t të drejtimin të automjetit nën efektin e lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur ndalimin e automjetit dhe gjatë kryerjes së testit me AquilaScan rezultoi se 25-vjeçari e drejtonte automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.

………………..

Tiranë / Qarkullonte me shpejtësi 190 km/orë, në kushtet e errësirës dhe nën efektin e lëndëve narkotike, evidentohet nga makina inteligjente, kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari.

Si rezultat i përdorimit të mjeteve inteligjente dhe monitorimit të akseve rrugore 24/7, Policia Rrugore e Tiranës evidentoi dhe goditi rastin e 64-t të drejtimin të automjetit nën efektin e lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, në vijim të monitorimin të pandërprerë me mjete inteligjente, të çdo aksi rrugor të kryeqytetit, kanë konstatuar në unazën lindore të Tiranës, automjetin me drejtues shtetasin A. S., i cili qarkullonte me shpejtësi 190 km/orë, në kushtet e errësirës.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur ndalimin e automjetit dhe gjatë kryerjes së testit me AquilaScan rezultoi se 25-vjeçari e drejtonte automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë Rrugore kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. S., 25 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Advertisement