Connect with us

Pinknews

‘Dua çun verior, biznesmen dhe mysliman’/ Habit ish konkurrentja e Për’puthen

Modelja Alba Pollozhani ka shkaktuar debate, duke thënë se “meshkujt nga jugu janë besprema.”

Ky koment shkaktoi kundërshtime nga të ftuarit në studio, por Pollozhani këmbënguli në qëndrimin e saj, duke deklaruar se preferon vetëm gegët dhe jo toskët.

Gjatë diskutimit, Pollozhani u shpreh:

“Unë kam të drejtën të bëj zgjedhjet e mia në jetë. Aktualisht, zgjedhja ime është një mashkull verior, biznesmen dhe mysliman.”

Ajo theksoi se preferencat e saj personale janë të lidhura me përvojat që ka pasur dhe se meshkujt veriorë i japin më shumë siguri.

Pollozhani: Unë e shoh jetën time ashtu si unë dua ta jetoj. Unë kam gjithë të drejtën e botës, si cdo njeri që të bëj zgjedhjet e mia. Zgjedhja ime në jetë për momentin është për sa i i përket anës së marrëdhënies me një partner, është mashkull verior, biznesmen dhe mysliman.

Dragoti: Nuk do mashkull Aba, ajo do një krijesë që i jep siguri dhe komfort. Nuk do mashkull, do një gjë që…

Pollozhani: Ti sapo e pranove në mënyrë indirekte që vetëm veriorët japin siguri, dhe jugorët nuk japin siguri.

Dragoti: Mund të ndodhë që Alba mund të tërhiqet nga dikush me karakteristika të kundërta.

Pollozhani: Unë nuk e di si e kam kismetin.

Dragoti: Alba mund të ketë traumën e padukshmërisë, siç e quaj unë.

Pollozhani: Mua më pëlqejnë në karakter veriorët. Më dëgjo pak, apo ndihesh inferior që ti je jugor dhe jo verior. Eksperiencat që kam njohur çuna jugorë, më kanë dalë shumë ‘bes-premë’. Ngatërrojnë pak pjesën e respektit. Mua me toskët nuk më shkon shumë.

Advertisement