Connect with us

Pinknews

Dua Lipa vendos pikat mbi ‘i’ për lidhjen e shumëpërfolur

Pak ditë më parë, disa fotografi të Dua Lipës dhe komedianit Trevor Noah bënë xhiron e botës. Daily Mail publikoi fotot e shkrepura pasi këngëtarja shqiptare dhe komediani dolën nga restoranti ku po darkonin, ku shiheshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin ndërsa shkëmbyen dhe një puthje.

Ndërsa rrjet “zien” për një romancë, ka qenë vetë Dua që ka vënë pikat mbi “i”. “Për mua, ky është viti i parë që nuk kam qenë në një lidhje për një kohë shumë të gjatë,” tha ajo gjatë podcast-it të iHeartRadio.“Ka qenë vërtet e mrekullueshme të jesh vetëm dhe mendoj vetëm për veten time dhe jem mjaft egoist.”

“Por kur gjen dikë që të zbut vërtet dhe të qetëson”, shtoi ajo. “Unë mendoj se është gjëja e Luanit – kjo bën një ndryshim të madh.”, tha ajo duke iu referuar shenjës së saj të horoskopit. Kujtojmë që Dua ka disa muaj që i ka dhënë fund lidhjes me Anwar Hadid, vëllain e motrave Gigi dhe Bella Hadid.

Advertisement