Pinknews
“Dua një dhomë pa kamera…”/ Banori i ‘BBV’ nuk përmbahet para të dashurës
Banori i Big Brother Vip, Arioni , u zgjodh nga Vllai i Madh si kapiteni i javës teksa si avantazh ai fitoi një darkë.
Mirëpo pasi darkoi vetëm për vetëm me Dianën, larg banorëve, ai pati një tjetër kërkesë.
“Jam shumë kurioz të dish edhe kërkesën e dytë,” i tha ai Dianës teksa e pyeti nëse mund ta marr me mend për çfarë bëhet fjalë.
Megjithëse Diana u shpreh se përafërsisht e di çfarë mund të ketë kërkuar banori ajo insistoi që Arioni t’i tregonte.
Ky i fundit i tha se ka kërkuar një dhomë ndaras nga të tjerët, diçka që ai e cilësoi si “gjëja më e mirë për ne të dy”.