Connect with us

Bota

“Dua të iki nga këtu, nuk kam ushqim”/ Hamasi publikon videon e rëndë të pengut izraelit

Hamasi publikoi të shtunën një video të re të pengut izraelit Elkanah Bobot, i cili mbahet rob në Gaza që prej 7 tetorit 2023. Ai dukej shumë i lodhur teksa thoshte që dua të iki, nuk kam ushqim dhe po mbytem. Ai dëgjohet teksa bën thirrje për ndihmë.

“Nuk e kuptoni? Dua të iki nga këtu. Nuk kam ushqim. Po mbytem. Dua të iki nga këtu. Të lutem, më ndihmo”, thotë Elkanah, i cili duket i mërzitur dhe në gjendje të keqe psikologjike.

“Koha po ikën” është mesazhi në fund të videos së bashku me një orë rëre.

Kjo është videoja e tretë në një muaj nga Hamasi që përshkruan 36-vjeçarin Bobot.

Advertisement