Kosova
Duan të më rrëzojnë/ Kreu i Preshevës akuza ndaj Kurtit
Kreu i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, kohëve të fundit e ka rritur në mas të madhe dozën e kritikës ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për shkak të dialogut me Serbinë dhe përkeqësimit të raporteve me aleatët si edhe ka kritikuar Shqipërinë për mos angazhim rreth shqiptarëve të Luginës.
Në këmbim të kësaj, Arifi ka marrë edhe kritika e sulme. Ka qenë këshilltarja e Kurtit dhe ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, e cila ka thënë se Arifin më shumë po e pengon Qeveria e Kosovës sesa veprimet e shtetit serb kundër shqiptarëve të Luginës.
Arifi ka qenë cak i sulmeve edhe nëpër rrjete sociale, ku është shpërndarë një fotografi e tij me Aleksander Vulinin, fotografi të cilën vetë Airifi e ka sqaruar dhe e ka treguar të plotë historinë e saj.
Bazuar në gjithë këto përplasje, Arifi ka publikuar sot një fotografi me mesazhin aspak te koduar – “Nuk shantazhohem sot e as kurrë!”
‘Ka pasur tentativa për të bllokuar funksionimin e Kuvendit Komunal në Preshevë, me ç’rast eshte thene se duan të më largojnë me një plan të thurrur nga Albin Kurti. Këto tentativa vijnë nga “mafija lokale në bashkëpunim me këshilltaren e Kurtit, Ardita Sinani”.