Connect with us

Kosova

DUART E BEOGRADIT/ Do të ketë presion të madh ndaj Albin Kurtit nëse ai mbetet kryeministër

Eksperti i politikës së jashtme, profesor Edward Joseph tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti mund të përballet me presion nga administrata e Donald Trump, të ngjashëm me atë me të cilën po përballet presidenti ukrainas, përveçse Kurti do të ishte në një pozitë më pak të favorshme se Volodymyr Zelensky sepse nuk ka mbështetjen e plotë të BE-së apo Mbretërisë së Bashkuar dhe përballet me kritika të vazhdueshme.

Joseph gjithashtu nuk e përjashton mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga KFOR-i, por tha se kjo është një pyetje për Donald Trump.

I pyetur nëse, duke pasur parasysh se Kosova “mbetet në një konflikt të pazgjidhur” me Serbinë, duhet të pritet presion ndaj Albin Kurtit, si në rastin e Zelenskyt, Joseph tha se përgjigja në këtë pyetje është “absolutisht po”.

“Nuk mund të them nëse do të jetë presion për të arritur një marrëveshje apo diçka tjetër. Por nëse Kurti bëhet sërish kryeministër, atëherë ai dhe të gjithë në Kosovë duhet të presin presion shumë të fortë nga administrata Trump. Kurti mund të përballet me të njëjtin trajtim që Trump ‘i rezervoi’ Zelenskyt. Kurti nuk është në të njëjtin pozicion me Zelensky. Presidenti ukrainas ka një mbështetje të madhe evropiane, mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar. Kurti nuk e ka atë mbështetje, por po merr kritika prej Unionit Europian”, ka shpjeguar Jozefi dhe kujtoi se Kurti ka marrë kritika edhe nga administrata e mëparshme amerikane e Joe Biden.

“Nuk është diçka që ka të bëjë vetëm me Trump. Kjo ka të bëjë me zhgënjimin e të gjitha vendeve perëndimore me lëvizjet e Kurtit, përveç problemeve që ka me Serbinë. E pranoj se Serbia nën udhëheqjen e presidentit Vuçiq ka ndërmarrë hapa për të provokuar dhe destabilizuar situatën. Por, në të njëjtën kohë, Kurti në mënyrë të panevojshme provokoi situatën në veri të Kosovës dhe nuk arriti të përmbushë përgjegjësinë e tij si kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ai nuk e ka përmbushur këtë ndaj serbëve, të cilët janë qytetarë të Kosovës dhe të cilët Kurti duhet të përpiqet t’i largojë nga Beogradi, në vend që të ushtrojë presion mbi ta, duke i detyruar ata të shikojnë nga Beogradi, jo nga Prishtina,” tha Joseph…….

 

 

Advertisement