Kosova
Dueti Vuçiç-Sheshel përdor kriminelë për të rrahur kundërshtarët
Kreu i Partisë Radikale Serbe Vojisllav Sheshel, prej pak kohësh ka deklaruar se do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në Beograd dhe në qytetet dhe komunat serbe në koalicion me Partinë Progresive Serbe (SNS) të Aleksandër Vuçiçit, që aktualisht është në pushtet.
Por këtë bashkim të Sheshelit me Vuçiçin e kanë komentuar si të dëmshëm për Beogradin.
Deputeti i Partisë Demokratike Srgjan Milivojeviç tha se Vojisllav Sheshel është një kandidat i rëndësishëm i partisë në pushtet në zgjedhjet lokale të planifikuara për 17 dhjetor, gjë që tregon se çfarë e pret Beogradin nëse Partia Progresive Serbe I fiton ato zgjedhje.
Ai kujtoi gjithashtu se Shesheli hyri në jetën politike duke kandiduar për pushtet në Zemun, ku, siç tha ai, dëboi qytetarët kroatë nga banesat e tyre.
Ish-kryetari i Beogradit, Dragan Djilas, ka thënë se sa herë që Sheshel dhe Vuçiç marrin vendime, nënat qajnë dhe këmishat përgjaken dhe e shkuara lihet pas.
“Kjo është dëshmi e kthimit përfundimtar të Vuçiçit në politikën radikale të fyerjeve, urrejtjes, dhunës dhe izolimit që ai u përpoq të fshihte në dhjetë vitet e fundit” – tha Dragan Djilas, duke shtuar se frika e humbjes së pushtetit dhe ardhjes së drejtësisë e detyruar Vucicin të vrapoi në krahët e Sheshelit, për të cilin më herët ka thënë se po përpiqej ta likuidonte.
“Sheshel nuk ndryshoi dhe u bashkua me Partinë Progresive Serbe, por Vuçiç u kthye te radikalët që të përdorë kriminelët për të rrahur kundërshtarët” – theksoi Djilas, duke shtuar se “Sa herë që Sheshel dhe Vuçiç kanë qënë në pushtet, kemi jatuar me frikë dhe pasiguri, të izoluar dhe kundër botës. Sa herë që sundojnë radikalët, Serbia bën regres”
Sheshel, i lindur në Sarajevë, u dënua nga Gjykata e Hagës sipas një aktakuze për nxitje të krimeve të luftës. Ai u mbajt përgjegjës për dëbimin me forcë të kroatëve etnikë nga provinca veriore e Vojvodinës në fillim të viteve 1990.