Connect with us

Bota

“Duhet një tjetër konferencë paqeje”/ Scholz: Rusia duhet të jetë në…

Një konferencë e re e paqes për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike për konfliktin e Ukrainës duhet të mbahet së shpejti, me Rusinë të ftuar këtë herë, ka thënë kancelari gjerman Olaf Scholz.

Në qershor, Zvicra priti konferencën e parë të paqes në Ukrainë pa pjesëmarrjen e Rusisë. Ngjarja e shumëpërfolur dështoi të japë ndonjë rezultat konkret, me shumë vende të pranishme që refuzuan të mbështesin deklaratën e saj të përbashkët. Moska e përshkroi samitin – i cili u përqendrua vetëm te “formula e paqes” e Zelenskyt si një “parodi negociatash” dhe tha se nuk do të kishte marrë pjesë edhe nëse organizatorët zviceranë do ta kishin kërkuar.

Të martën, Scholz i tha parlamentit gjerman: “Ne kemi nevojë për një konferencë tjetër paqeje. Dhe Rusia duhet të jetë në tryezë. Kjo është ajo që duhet ta trajtojmë tani.”

Sipas kancelarit, Kievi dhe mbështetësit e tij perëndimorë kanë nevojë për samitin në mënyrë që të “eksplorojnë se cilat opsione janë në dispozicion” për të zgjidhur konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës.

Ai theksoi megjithatë se thirrja e tij për një konferencë paqeje nuk do të thotë se Berlini do të ndalojë së ofruari mbështetje ushtarake për Kievin.

Të premten, Zelensky sugjeroi që konflikti duhet të përfundojë “këtë vjeshtë”. Sipas tij, që kjo të ndodhë, NATO duhet të vazhdojë armatosjen e Ukrainës dhe të rrisë presionin ndaj Moskës për të rënë dakord me ‘planin e paqes’ të Kievit, i cili kërkon tërheqjen e forcave ruse nga të gjitha territoret që Kievi i konsideron të veta dhe që Moska të paguajë reparacionet dhe t’i dorëzojë zyrtarët e saj në gjykatat e luftës.

Advertisement