Aktualitet
“Duhet të varesha në sheshin Skënderbej…” Sollaku tregon si e shkarkuan nga posti i prokurorit të përgjithshëm: Më akuzuan se…
Theodhori Sollaku ish-Prokurori i Përgjithshëm ishte pjesë e panelit të emisionit “Top Story” në Top Channel. Ai ka treguar për mënyrën e padrejtë që u shkarkua nga detyra e tij si prokuror i përgjithshëm, pas ndërrimit të pushteteve 2005-2013.
Theodhori Sollaku: Unë e nisa 2-3 vitet e para 2002-2004-2005 me një seriozitet masksimal sepse kisha dhe rregullimin kushtetues që prokurori i përgjithshëm gëzonte një mbrojtje shumë të fuqishme. Ishte pa mandat dhe rastet të cilat duhet të ikte nga pozicioni i punës kishin të bënin kur ai shkel rëndë ligjin. Unë qëndrova 6 vjet si prokuror i përgjithshëm, normalisht kam punuar qetë tre vitet e para. Në 2005 filloi lufta e opozitës atëherë edhe mazhoranca s’po përmendim emrat e viteve 2005-2013, që fushata ishte lufta kundër korrupsionit dhe prokurori fle mbi dosjet e krimit, po ta keni dëgjuar atë shprehjen e famshme atëherë. Derisa u ndryshua pushteti, të gjitha sinjalet ishin për të dhënë dorëheqjen. Unë kisha dëgjuar llahtarira që dilnin nga politikanët kryesore të opozitës atëherë, çfarë nuk thoshin.
Thosha si ka mundësi, si mundet këta të flasin në këtë formë sepse nuk isha mësuar me politikën. Pas shumë përpjekjeve për t’u larguar thashë jo, nuk do largohem pa më thënë pse. Për shembull një akuzë ishte “nuk ka akuzuar 300 kriminelë që i kërkon Interpoli”, ndërkohë kuadri jonë kushtetues ishte që s’ka problem t’i arrestosh, jo 300 por edhe 1000 të jenë por kur ka marrëveshje bilaterale me shtetet për t’i ekstraduar. Unë i thashë hajde të bëjmë marrëveshje me shtetet që ju keni merak dhe të bëjmë procedurat e nevojshme. Por kushtetuta nuk të lejon që shtetasin tënd ta nxjerrësh, t’ja çosh një vend tjetër n.q.s nuk ke një marrëveshje. Kur ika unë nga detyra, u shkarkova, atëherë bënë marrëveshje bilaterale.
U bë marrëveshja me Italinë, ika unë dhe ishte pengesë, nuk mund të arrestoje dot. Këtë i thosha dhe unë atyre që vinin të kërkonin dorëheqjen time, ore e kuptoni 300 veta unë, unë do isha varur tek sheshi Skënderbej n.q.s do ishte e vërtetë kjo. Ky është një institucion shumë i rëndësishëm, prokurori i përgjithshëm dhe ju e leqendisni nëpër media. Njerëzit thoshin diçka dinë këta. Më thirri dhe presidenti Mojsiu atëherë, i thashë orë unë nuk e kam problem fare, unë nuk jam bërë prokuror i përgjithshëm sa të jetë jeta, por edhe kështu si veprojnë këta nuk është normale. Pavarësisht problemeve që hasa në pjesën e dytë të mandatit, për mua ka qenë një nder, jam munduar të bëj më të mirë.