Politike
‘Duhet t’ua rrisësh sa më shpejt’ – Rama flet për 500 mijë lekshin
DIBËR– Ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama është në Dibër, në një fabrikë që Maqellarë, që punohet për Fiat-in, makinat elektrike në Francë, makinat bujqësore në Gjermani. Kreu i qeverisë ka bërë një video me pronarin dhe stafin e kësaj fabrike ku ka treguar se rroga mesatare në këtë fabrikë është 500 mijë lekë neto, e ndërsa i ka thënë pronarit se duhet ta rrisë sa më shpejt pagën për punonjëset.
“Pronar emigrant, ka filluar çdo gjë nga zero sot është pikë referimi për Fiat-in e një sërë njësish të tjera. Mesatarja e rrogës 500 mijë lekë neto, por duhet me e rrit shpejt”, tha Rama.
Rama prej ditësh ka ndërmarrë një tur në qytetet e Shqipërisë, ku zhvillon një sërë takimesh e ndërsa e mbyll ditën me një organizim ku nderon “krenaritë e qytetit”.