Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka reaguar me një mesazh në rrjetet sociale për zyrtarizimin e marrëveshjes së re me trajnerin Sylvinho dhe stafin e tij.Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar, shprehet se projekti i nisur nga braziliani nuk mund të ndalej dhe tani synimi është kualifikimi në Botërorin 2026.
“Projekti i nisur me trajnerin Sylvinho dhe stafin e tij, Zabaleta e Doriva, nuk mund të ndalej.Në asnjë moment nuk kemi pasur dyshime për vazhdimësinë dhe tani edhe e kemi konkretizuar me hedhjen e firmës mbi kontratë, deri në dhjetor të vitit 2025.Që në fillim kishim synim kualifikimin në Euro 2024 dhe ia dolëm.Tani e gjithë vëmendja është për të shkuar për herë të parë në Kupën e Botës.Besimi se mund t’ia dalim është prezent dhe stafi teknik, futbollistët dhe e gjithë Federata do të punojnë për të arritur këtë qëllim”.