Connect with us

Sport

Duke kërkuar Brojën…/ Fitorja me Letoninë, Sylvinho ka ende shpresa: E ka të vështirë pasi…

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, analizoi fitoren 1-0 ndaj Letonisë në “Air Albania”, duke e cilësuar një ndeshje të vështirë për shkak të forcës fizike të rivalëve dhe mungesës së golit të dytë. Ai foli për ndryshimet në formacion, rolin e Brojës, rikthimin e Bajramit, si dhe kontributin e Asllanit, duke u shprehur i kënaqur me përkushtimin e skuadrës dhe duke e kthyer vëmendjen tek sfida e ardhshme me Serbinë.

“Kemi bërë një ndeshje shumë të vështirë me Letoninë. Ata kanë luajtur një ndeshje shumë të ngjashme edhe ndaj Serbisë. Është një kundërshtar i fortë dhe fizikisht i fuqishëm. Nëse nuk arrin të shënosh golin e dytë, mund të rrezikosh deri në fund të takimit. E kemi parë Letoninë si ndaj Serbisë, ashtu edhe ndaj Anglisë dhe e dimë që janë të rrezikshëm në dy-tri raste që mund të krijojnë.

Sa i përket ndryshimeve në formacion, vendosëm të aktivizonim Bajramin pasi mund të luajë jashtë zonës dhe të depërtojë. Duhet t’i japim gjithashtu merita kundërshtarit. Në pjesën e dytë, Broja kishte hapësira në sulm dhe bëri disa kundërsulme. Ai është në ndryshim ekipi dhe e ka të vështirë të tregojë veten me pak minuta në Kombëtare. Nuk është një nr. 9 tipik, por mund të bëjë mirë duke depërtuar në zonë. Jam shumë krenar për lojtarët e mi.

Jemi stërvitur për dhjetë ditë për këto dy ndeshje. E analizuam ndeshjen e kaluar të Letonisë me Serbinë, por tani s’mund të them se e kam në mendje. Pas tri ditësh vazhdojmë punën për të parë se çfarë do të bëjmë në përballjen ndaj Serbisë në tetor.

Asllani është një djalë shumë i mirë dhe po bën mirë me skuadrën e tij të re. Nedim Bajrami ka bërë një rikthim shumë të mirë sot. Po punojnë fort, me kokën ulur, për të marrë rezultate.”

Advertisement