Connect with us

Politike

Duma debat me Muzhaqin: Mbyllni komisionin

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë nisi me debate mes opozitës dhe mazhorancës pwr projektligjin e buxhetit 2023. Kryetarja e Komisionit, Grida Duma iu drejtua me disa pyetje ministres Bora Muzhaqi për shifrën e buxhetit, për të cilën tha se është caktuar shifra 5 miliardë, por pa e specifikuar në shpërndarje. Duma u detyrua të ndërpriste mbledhjen për disa minuta.

DEBATI:

Grida Duma: Sa e ke buxhetin për fëmijët?

Bora Muzhaqi: 5 miliardë lekë.

Grida Duma: Sa për fëmijët dhe të rinjtë?

Bora Muzhaqi: E ke shifrën te Instati, mund ta bëni llogaritjen.

Grida Duma: Nuk e ke shifrën. Buxheton për rininë dhe nuk bën një krahasim mes 2022 dhe 2021. Po mbroni të pambrojtëshmen. Nuk e mbron dot veten se nuk mundet. Marrin dhe masa disiplinore në komision. Ne dhe ju dini shumë mirë.

Ilir Metaj: Nëse nuk ju pëlqen përgjigja, vazhdoni aty.

Grida Duma: Mbylle komisionin.

Albana Vokshi: Nuk bëhet kështu. Duam përgjigje të saktë, ndaj kemi ministren këtu.

Advertisement