Connect with us

Politike

Duma: PD, jo sërish në skenarin e 6 marsit

Deputetët e PD janë shprehur sot për daljen në zgjedhjet vendore me një kandidat të përbashkët.

Deputetja e PD-së Grida Duma tha para hyrjes në takimin e grupit të thirrur nga Enkelejd Alibeaj se askush nuk mund ta çojë PD në skenarin e 6 marsit.

“Një kandidat dhe askush nuk ka të drejtën të çoje më PD në skenarin e 6 marsit. Le të diskutojmë dhe të qëndrojmë në interesin e demokratëve dhe të opozitës. Opozita dhe demokratët dhe më gjerë, shqiptarët presin një opozitë të unifikuar, kur mendojmë që mund të unifikohemi me të gjithë aleatët të vegjël apo të mëdhenj brenda vetes e kemi detyre”, u shpreh Duma.

E pyetur nëse kandidatët duhet të dalin përmes primareve, Duma u shpreh: “Mënyra sesi identifikohen kualitetet e mira për të garuar, mund të jenë edhe primarët. Derisa diskutojmë që ka bashki për aleatët mirëkuptimi dhe vazhdimi i diskutimeve duhet të jetë i gjithanshëm”.

Deputeti Bledjon Nallbati gjithashtu foli për një kandidat. “Grupi po mblidhet sot për të diskutuar këtë çështje. Pas daljes nga mbledhja do të ketë një prononcim. Unë si deputet do të jem pjesë e zgjedhjeve për të mbështetur kandidaturat e Partisë Demokratike dhe mendoj që gjykoj që duhet të jenë kandidatura të përbashkëta”, deklaroi Nallbati.

Advertisement