Connect with us

Bota

Duma ruse i vë vulën aneksimit të 4 rajoneve të Ukrainës

Duma ruse i vë vulën aneksimit të 4 rajoneve të Ukrainës

Një lëvizje e sigurt ribashkimi. Duma, apo ndryshe Dhoma e Ulët e Parlamentit Rus, ratifikoi traktatet e aneksimit të nënshkruara të premten e kaluar nga presidenti rus, Vladimir Putin dhe nga udhëheqësit pro-rusë të Republikave Popullore të Donetskut, Luganskut dhe të rajoneve Kherson dhe Zaporizhzhia.

Ligjet e ratifikimit u votuan një nga një dhe morën mbështetjen unanime të ligjvënësve, të cilët duartrokitën rezultatet e votimit, i cili u krye në mënyrë elektronike.

Kreu I Dumës tha se kjo “Është një ditë e rëndësishme” dhe  “E vetmja mënyrë për të shpëtuar banorët atje”

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov ka akuzuar sërish Perëndimin se dëshiron të imitojë Adolf Hitlerin duke përdorur Ukrainën si një “instrument lufte kundër Moskës. Ashtu siç bëri Gjermania kundër Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore” – kujtoi ai

Ndërkohë, ripushtimi i qytetit të Lyman shënon fitoren e parë ushtarake ukrainase në një territor që Kremlini e ka pretenduar si të tijin. Kievi ka premtuar të mbrojë zonën me të gjitha mjetet e mundshme, ndërsa Moska ka njoftuar “tërheqjen” e trupave të saj nga qyteti.

Advertisement