Connect with us

Politike

Dumani i prerë me deputetët: Presionet dhe shpifjet nuk ndikojnë punën e përditshme të SPAK

Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi në Kuvend gjatë raportimit vjetor të punës së SPAK, se Prokurorët e Posaçëm në punën e tyre nuk ndikohen nga presionet, shpifjet apo thashethemet. Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetit të PD, Flamur Noka, lidhur me çështjen e inceneratorëve, Dumani tha se çështja është komplekse por Prokuroria e Posaçme po kryen hetime intensive. Sipas tij, SPAK po heton rolin e çdo personi që rezulton i përfshirë te afera e inceneratorëve.

Hetimet që kryen SPAk, tha Dumani, janë shteruese dhe nuk lënë hapësira për dyshime.

 Altin Dumani i përgjigjet Flamur Nokës: Jeni kallëzues, jeni i ftuar të bëni kërkesë për informacion sa i takon fatit të kallëzimit tuaj, nëse është regjistruar kallëzim penal apo jo. Janë çështje hetimi. Hajde bëj kërkesën për informacion. Ka një hetim paraprak, po kryhen veprimet e nevojshme, hetimi është kompleks, SPAK po heton rolin e çdo personi të përfshirë. Zhvillimet e ditëve të fundit, për arsye të sekretit hetimor jemi të kufizuar në dhënien e informacionit. Hetimi është i gjatë, kërkon marrje informacioni, administrimin e provës. Hetimi shterues është detyrim ligjor. Procesi kërkon hapësirën e duhur për të vepruar. Presionet, shpifjet dhe thashethemet nuk ndikojnë në punën tonë të përditshme. Hetimi objektiv do t’i japë përgjigje të gjitha pyetjeve të ngritura.

Advertisement