Connect with us

Politike

Dumani iu shmang pyetjes për Irena Gjokën/ Çollaku: Mbrojti veten

Gazetari Basir Çollaku, ka komentuar deklaratën e kreut të SPAK, Altin Dumani sot në Komisionin e Ligjeve, lidhur me fshjen e së kaluarës nga gjyqtarja e lartë Irena Gjoka.

Çollaku tha se përgjigja e Dumanit ishte më tepër duke mbrojtur vetveten sesa Irenën”!

“Dumani deklaroi se janë rritur procedimet penale në drejtimin “kryesisht”. Është e pamjaftueshme kjo për të hetuar “kryesisht”?! Ka tri shkelje që janë publikisht, mediatikisht, prej tre muajsh, katër muajsh që edhe një prokuror rrethi do t’i regjistronte dhe përcillte për kompetencë Prokurorisë së Posaçme, meqenëse këta nuk kanë kohë të merren me këtë histori si dhe fakti që nuk shprehet dhe për përgjigjen për z. Berisha, se nëse shprehet për të, është duke mbrojtur veprimet e paligjshme të një gjyqtareje.

Në deklarimet e mëparshme dihet afërmendsh që vendoset kështu, por unë shoh një gjendje varësie, varësinë e Prokurorisë së Posaçme nga mënyra sesi është ndërtuar ligji, në nenin 12 të ligjit për Prokurorinë e Posaçme, pika 3, ku thuhet…”prokurorët e Prokurorisë së Posaçme emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë; mandati i tyre i tyre ndërpritet ose pezullohet menjëherë sapo Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë të nisë një procedim disiplinor…”

Mjafton një Rrahim aty që bën një shkresë që xhaketa s’më pëlqen dhe nis procedimin, ndërpret mandati… Prokuroria e Posaçme heton! Është përgjegjësi, kompetencë e Prokurorisë së Posaçme!’, deklaroi Çollaku.

Advertisement