Connect with us

Aktualitet

Dumani më ka nisur një letër, Belind Këlliçi: Nuk e di kush më kallëzuar

Ish-deputeti i PD-së Belind Këlliçi ishte këtë të mërkurë i ftuar në nje emision televiziv ku tha se ka dorëzuar një dosje voluminoze në SPAK në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Ai shtoi se deri më tani ka asnjë reagim në lidhje me kallëzimet që ka bërë ndërkohë ka shtuar që ka marrë një letër nga kreu i SPAK por nuk ka treguar se për çfarë bëhet fjalë.

“Nga SPAK nuk kam asnjë njoftim. Kam pritur që të njoftohesha të paktën për paditë që kam bërë, për të gjitha paditë që kam çuar. Kam përshtypjen se për momentin mund të jem politikani që ka dosjen më voluminoze që ka çuar në SPAK. Kam çuar në total deri në 1300 faqe deri tani për të gjitha aferat  që kam denoncuar por ende nuk ka asnjë reagim. Kam marrë një letër nga Altin Dumani që për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor unë nuk e bëj publike dhe nuk do ta bëjë publike sepse më është kërkuar e tillë”- u shpreh ai.

Mes tjerash ai tha se është kallëzuar në SPAK, por nuk e di se kush e ka bërë kallëzimin

Advertisement