Connect with us

Shkrime

Dumani në SHBA, Adriana Kalaja nga facebooku: ‘Kollovari’ që rri te vjehrri tregoi për lidhjet me thjeshtrën e Ramës

Adriana Kalaja ka ngritur dilema të mëdha, lidhur me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani pas thirrjes së këtij të fundit në një takim me dyer të mbyllura nga zyrtari amerikan.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kalaja thekson se gjatë takimit me Berendan Hanrahan, Shef i Zyrës për Çështjet e Europës dhe Euroazisë në Departamentin e SHBA, mbetet e paqartë nëse Dumani gjatë bisedës me zyrtarin amerikan i ka justifikuar pasuritë e paluajtshme, të cilat i ka lëshuar me qira, ku e përfshirë në ‘vallen’ e këtij skandali është edhe thjeshtra e kryeministrit, Edi Rama, vajza e Linda Ramës.
‘Jo për gjë, por deklaron që nga viti 2016, shumën 240,000 lekë, të ardhura nga qiraja (pra prona është super e madhe), që përfiton nga shoqëria Victoria Ivest, dhe vete qëndron si “kollovar” te vjehrri’, shkruan Kalaja në postimin e saj në Facebook.
Ndërkohë Kalaja ka paralajmëruar nxjerrjen e të tjera skandaleve, këtë radhë për gjyqtaren Irena Gjoka.
‘PS: Për pronat, krimet dhe skandalet e Irenës me 3 mbiemra, së shpejti……’

Statusi:
Ti sqarojmë ca gjëra….
Z. Berendan Hanrahan, Shef i Zyrës për Çështjet e Europës dhe Euroazisë në Departamentin e SHBA, ka thirrurr në një takim me dyer të mbyllura, Drejtuesin e SPAK, Z. Altin Dumani.
“Shqetësimi” im i parë nga mbrëmë, është se a i ka treguar Z. Hanrahan, Z. Dumani se ka 5 prona me qira dhe a i justifikon blerjen e tyre?
Dhe e dyta, a ka ndërhyrë Z. Dumani për të mbyllur çështjen penale në ngarkim të pronarit të shoqërisë Victoria Invest, lidhur me projektin e Eco Park në janar 2020, ku është përfshirë dhe thjeshtra e Kryeministrit ose vajza e Lindës me 3 mbiemra?
Jo për gjë, por deklaron që nga viti 2016, shumën 240,000 lekë, të ardhura nga qiraja (pra prona është super e madhe), që përfiton nga shoqëria Victoria Ivest, dhe vete qëndron si “kollovar” te vjehërri.
PS: Për pronat, krimet dhe skandalet e Irenës me 3 mbiemra, së shpejti……

Advertisement