Politike
Dumani vizitë zyrtare në Britani, zbardhen detaje nga takimi: Në fokus…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, ka udhëtuar drejt Mbretërisë së Bashkuar, ku dhe është pritur nga disa ekspertë të Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara për Studimet e Mbrojtjes dhe Sigurisë.
Gjatë këtij takimi në tryezën e rrumbullakët, Dumani dhe ekspertët kanë biseduar lidhur me identifikim e kërcënimet kryesore të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Gjithashtu një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe mundësive për bashkëpunim mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë për t’i bërë ballë këtyre sfidave.
“Dje mirëpritëm Altin Dumanin, kreun e @SPAK_Albania, për një tryezë të rrumbullakët ekspertësh për identifikimin e kërcënimeve kryesore të krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe mundësitë për bashkëpunim midis MB dhe Shqipërisë për të trajtuar këto sfida”, shkruan RUSI në faqen zyrtare në “X”.