Kronike
Durrës/ Shpërthimi me telekomandë mjetit të Aldi Mustafës, hakmarrja pistë hetimi
DURRËS– Ende nuk ka asnjë gjurmë nga autori/ët e atentatit ndaj Aldi Mustafës një ditë më parë në Shkozet të Durrësit. Blutë e Durrësit po punojnë ende për zbardhjen e ngjarjes. Për këtë qëllim një grup pune po punon me kamerat e sigurisë të marra nga objektet rreth e rrotull vendit ku ndodhi shpërthimi. Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës janë pyetur 8 persona në cilësinë e dëshmitarëve për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje.
Është konkluduar se shpërthimi është realizuar me telekomandim në distancë. Deri tashti nuk ka asnjë të ndaluat apo të shoqëruar.
Vetë i dëmtuari ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri dhe nuk ka një ide se cili mund të jetë personi që i ka vënë lëndën plasëse në makinë. Në polici bëjnë të ditur se po hetojnë një pistë në vitin e largët 2001 kur ai ka kryer një plagosje në zonën e plazhit.
lajm ne perditesim,…