Një tjetër ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një 16-vjeçari është regjistruar ditën e sotme. I mituri dyshohet se është mbytur në lagunën e Patokut këtë të enjte.

Ai, pasi u fut për t’u larë bashkë me shokun e tij bashkëmoshatar, nuk ka mundur të dalë më. Ndërsa i mituri tjetër është dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Sot, më datë 24.07.2025, rreth orës 15:00, në lagunën e Patokut, dy 16-vjeçarë kanë hyrë për t’u larë në det, duke kaluar përmes kanalit që lidh lagunën me detin.

Ndërsa ishin duke u larë, njëri prej tyre është nxjerrë nga uji dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa 16-vjeçari tjetër dyshohet se është mbytur dhe trupi i tij nuk është gjetur ende.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe të Policisë Kufitare, si dhe është kërkuar ndërhyrja e polumbarëve të Renea-s, për kërkimin dhe gjetjen e trupit.