Rajon
Dy amerikanë në Beograd/ Çfarë diskutoi Vuçiç me senatorët
Senatoret amerikan Murphy dhe Peters kane vizituar Beogradin ku dhe jane takuar me presidentin serb Aleksander Vucic.Senatori Murphy ka shkruar pas këtij takimi, duke njoftuar se temë diskutimi mes te tjerash ishte edhe Kosova.
“Patëm një diskutim produktiv për Kosovën. Kemi marrëveshje dhe mosmarrëveshje dhe i kemi diskutuar të gjitha” – eshte shprehur Murphy
Nga ana tjeter presidenti serb deklaroi se I kishte kerkuar senatoreve amerikane qe Kosova të formojë Asociacionin siç është nënshkruar në marrëveshjen e Brukselit.
Murphy dhe Peters gjatë qëndrimit në Kosovë janë takuar me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti. Për çështjen e Asociacionit, ata thanë se Kosova duhet ta themelojë dhe theksuan se edhe Serbia duhet të mos e pengojë Kosovën në arenën ndërkombëtare.