Rajon
Dy masakra me 17 viktima/ Në Serbi nis çarmatosja
Duke u nisur që nga dita sotme më 8 qershor, të gjithë qytetarët e Serbisë mund të dorëzojnë armët që i kanë pa leje dhe nuk do të përballen me penalitete.
Vendimi i qeverisë serbe vjen pas dy rasteve të masakrave në Serbi në masë që ndodhën javën e shkuar. Dhe, sipas ministrisë së Brendshme, përpos armëve të zjarrit, qytetarët do duhet të dorëzojnë çdo lloj municioni luftarak si granatat, minat, hedhësit e lëvizshëm të raketave e të tjera.
Po ashtu, ai shtoi se masa do të merren edhe për ata që armët i kanë me leje. Për ta pritet të bëhen teste të papritura psikologjike dhe toksikologjike në intervale të rregullta.
Në Serbinë me 6.8 milionë banorë, 765,000 posedojnë armë me leje. Megjithatë, vlerësohet se rreth 2.5 milionë qytetarë kanë në zotërim të paktën një armë zjarri.
Çfarë ndodhi në Serbi:
Në Serbi u regjistruan dy masakra me 17 viktima në total. Një sulm ndodhi në një shkollë fillore në Beograd me autor një 13-vjeçar me 9 viktima dhe një tjetër në disa fshatra në jug të Serbisë me autor një 21-vjeçar me 8 viktima.