Connect with us

Aktualitet

Dy policë gjejnë kuletën plot me para, ja dorëzojnë personit

“Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Ervin Hodaj ka falënderuar në emër dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, punonjësit e Policisë, për gjestin e bërë ditën djeshme, të cilët treguan integritet dhe i bënë një shërbim të mirë Policisë së Shtetit në drejtim të imazhit dhe rritjes së besimit edhe më shumë të qytetarëve te Policia e Shtetit.

Mëngjesin e djeshëm, në plazhin e Velipojës, 2 punonjës policie që patrullojnë me biçilkleta, Kristian Koçeku dhe Samet Qotaj, gjatë patrullimit, në rrugën nr. 10, kanë gjetur në tokë një portofol me një shumë të konsiderueshme lekësh dhe euro.

Menjëherë ata kanë njoftuar sallën operative, e cila bëri me dije punonjësit e Policisë që në Sallën Operative kishte mbërritur një telefonatë për një portofol të humbur disa minuta më parë.

Punonjësit kanë takuar personin që kishte humbur portofolin, në adresën e dhënë nga Salla Operative, dhe i kanë dorëzuar atij portofolin me shumën e parave.

I zoti i portofolit ka falënderuar punonjësit e Policisë, për gjestin e tyre, që tregon vërtet misionin që ka Policia, shërbimin ndaj qytetarëve.”

Advertisement