Connect with us

Shkrime

Dy skenarët që mund të shpërthejnë luftën Serbi-Kosovë

Nga Red Varaku

Të gjithë faktorët në Beograd e dinë që Serbia nuk do të kishte asnjë shans në një luftë të re me Kosovën, sepse Serbia është një vend i vogël pa vijë bregdetare dhe i rrethuar nga anëtarët e BE-së dhe NATO-s. Por, hipotetikisht dy janë rrethanat që mund ta sjellin Serbinë në luftë pavarësisht rezultatit . E para, Serbia mund të shpallë luftë vetëm nëse garancitë e mbështetjes së Rusisë do të ishin mjaft të forta. Pra, nëse Moska do ta shtynte Serbinë dhe do t’i bindte serbët se lufta ia vlente. Ky do të ishte një skenar fatkeq për Serbinë ,sepse me siguri do të përfshinte në një luftë të plotë NATO-n dhe Serbinë , çka do të prodhonte humbjen e pashmangshme të saj dhe mund të çonte në një ndarje të Serbisë. Rrethana e dytë është kur Serbia shpall luftë për shkak se qeveria kosovare i përgjigjet krizës aktuale duke përdorur policinë edhe ushtrinë kundër civilëve serbë. Në këtë rast Beogradi do ta konsideronte këtë si një provokim dhe do të deklarohet “i detyruar” të ndërhyjë ushtarakisht për të mbrojtur serbët , pavarësisht nga shanset e pafavorshme. Në fakt këtë parashikonte dhe skenari i dështuar i 24 shtatorit, ku trupa paramilitare, serbe tentuan një skenar me vrasje pelegrinësh në Manastirin e Banjskës. Skenar që dështoi për shkak se një nga arsyet pse trupat e NATO-s janë në Kosovë në radhë të parë është mbrojtja e vendeve të shenjta ortodokse serbe nga kinse “sulmet” e shqiptarëve. Nëse skenari do të ishte realizuar, për fillimin e konfliktit do të akuzohej Kosova, NATO-ja do të duhej të ndërhynte dhe Serbia do të merrte atë që kërkon, por gjithsesi NATO nuk do të shkonte në luftë me Serbinë. Një skenar i tillë është edhe skenari perfekt serb, sepse kështu konflikti nuk rrezikon të dalë jashtë kontrollit dhe të prodhojë luftë për të gjithë Evropën, por i “dhuron” Serbisë një republikë të re serbska , pra mekanizmin kryesor për të defunksionalizuar Kosovën sa herë që asaj t’i duket e nevojshme

Advertisement