Connect with us

Sport

Dybala rrezikon Botërorin

Argjentina po i afrohet me shpejtësi Botërorit, pas provës miqësore ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe. Në pritje të debutimit zyrtar, të martën e 22 nëntorit kundër Arabisë Saudite, përfaqësuesja albiceleste fitoi 5-0. Ajo që bëri përshtypje ishte se Paulo Dybala ishte spektator.

Sulmuesi i Romës, ende jo në gjendje të mirë, u detyrua të zërë një vend në tribunë për të ndjekur shokët e tij të skuadrës.Përveç tij, ishin edhe Nico Gonzalez, Marcos Acuña dhe ‘Papu’ Gomez , që ndoshta rrezikojnë  largimin e bujshëm nga përfaqësuesja e Argjentinës.

Në fakt, fjalët e trajnerit Lionel Scaloni pas ndeshjes ishin si një paralajmërim i fortë:“Kemi disa probleme të vogla, kemi pak ditë për të plotësuar listën, mund të ndryshojmë, shpresojmë që jo, por ekziston kjo mundësi.

Nuk po them se ka lojtarë që do të përjashtohen nga lista, por ka disa që janë lënë jashtë sepse nuk janë në formë për të luajtur.”

Protokolli i hartuar nga FIFA parashikon që çdo ekip mund të bëjë ndryshime në skuadër vetëm për shkak të dëmtimit ose sëmundjeve deri në 24 orë përpara ndeshjes së parë të turneut.Nisur nga këto fjalë,  Dybala nuk do të kishte ende sigurinë absolute për të qenë pjesë e grupit. Dybala u rikthye vetëm ndeshjen e fundit të kampionatit atë ndaj Torinos, pas dëmtimin muskulor që e detyroi atë të qëndrojë jashtë fushave për më shumë se një muaj.

Advertisement