Connect with us

Bota

Ultimatum/ Kina mbyll komisariatet në Britani

Kina ka mbyllur komisariatet sekrete në Britani. Lajmin e ka bërë të ditur për mediat ministri britanik i Sigurisë Tom Tugendhat. Raportohet se Kina ka mbyllur stacionet e shërbimit të policisë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar edhe pse nuk është zbuluar asnjë aktivitet i paligjshëm nga shteti kinez në këto vende, shkruan Reuters. 

“Zyra e Komonuelthit dhe Zhvillimit të Jashtëm i ka thënë Ambasadës Kineze se çdo funksion që lidhet me ‘stacionet e shërbimit policor’ në Mbretërinë e Bashkuar është i papranueshëm dhe se ato nuk duhet të funksionojnë në asnjë formë,” tha Tugendhat në një deklaratë me shkrim në parlament.

Britania ka thënë më parë se raportet për stacionet e policisë të padeklaruara në vend ishin shqetësuese.

Advertisement