Connect with us

Kronike

Dyshime se janë agjentë, ja çfarë fotografuan rusët

Sendet personale të personave të arrestuar mbi ngjarjen e djeshme në uzinën e Gramshit, po dërgohen në laboratorin shkencor për ekzaminim.

Një nga sendet që iu gjet me vete të arrestuarve, ishte edhe një pajisje që personat pretendonin se ishte pajisje për të bërë foto, ndërsa dyshohet se ishte pajisje spiunazhi.

Dyshime të forta se këta 3 shtetas mund të jenë pjesë e një celule spiunazhi në Rusi. Burime nga grupi hetimor dhe dëshmitarë të ngjarjes, bënë me dije se 3 shtetasit e huaj ndodheshin prej 3 ditësh në Gramsh.

Ata prej dy ditësh fotografuan nga larg uzinën dhe lëviznin me një mjet ‘chevroletë’. Shërbimi ushtarak u informua rreth kësaj lëvizje. Bazuar në veprimet që kanë bërë dje tre shtetasit e huaj dhe para dy ditësh rreth uzinës, bazuar edhe ne sendet që i janë sekuestruar ka dyshime te forta për një rrjet spiunazhi rus. Kujtojmë që edhe para disa ditësh u arrestua në Kosovë një gazetare ruse si pjesë e një celule spiunazhi ruse.

33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse, dhe një tjetër i ri me pasaportë ukrainase janë arrestuar nga autoritetet shqiptare mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Ka dyshime që ata të jenë agjentë, ndërsa në momentin që një prej tyre ka tentuar të futet në godinën ushtarake dhe ta fotografojë ka ndodhur edhe një përplasje me dy rojet ushtarake.

Të lënduar, pasi u ekspozuan ndaj një spray irritues mbetën Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka, gjendja shëndetësore e të cilëve u përmirësua më pas, pas transportimit në në Pavijonin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

Por çfarë qëndron vërtet pas tre shtetasve të huaj që tentuan të futeshin në një zonë të ndaluar ushtarake? Ka pretendime që të behët fjalë për tre blogerë, që guxuan më shumë seç duhet dhe u futën në zona të ndaluara në vendin tonë.

Svetlana Timofoeva, në një intervistë për Daily Mail se ata janë një grup që fotografojnë ndërtesa institucionesh të vjetra apo të braktisura në vendet që ata vizitojnë. Megjithatë, ajo që nuk dihet është pse disa turistë pa qëllime “të dyshimta” do të sulmonin me spray dy roje ushtarake që i urdhëruan të ndalonin pasi kishin shkelur në një zonë të ndaluar për ta?

 

Në një nga “storyt” e tyre në Instagram madje është postuar edhe një foto e automjetit tip “Chevrolet”, me të cilin, Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se udhëtonin 33-vjeçarja Timofoeva dhe shoqëruesit e saj.

Fotoja e automjetit, i cili u bllokua nga autoritetet shqiptare, është bërë në Cërrik në Uzinën e Përpunimit të Naftës. Po ashtu, pas arrestimit, në një çantë të sekuestruar, autoritetet gjetën një celular dhe një aparat fotografik në të cilët u gjetën foto të institucioneve shqiptare.

Në profilin e saj në Instagram, ku mban emrin Lana Staor, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva e përshkruan veten si fotografe e cila fotografon kryesisht trashëgimi të shekullit të XX si dhe vende të braktisura.

Në llogarinë e saj në Instagram, para se të ndodhte incidenti në Gramsh, ajo ka publikuar pamje nga ndërtesa të braktisura në vendin tonë.  Në pamje duken lakuriqë natë të ngordhur pas kontaktit me rrymën elektrike, tunele, dyer të vjetra metali. Ajo ka postuar dhe dy shoqëruesit e saj që eksplorojnë godinat me elektrikë dore.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *